×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama rrëfen amanetin që i la babai para se të ndërronte jetë, zbulon dhe pse hoqi vëthin

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 12:51

    Amanetin që babai i kishte lënë, kryeministri Edi Rama, e zbuloi gjatë një bashkëbisedimi me Ajet Meçjan, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën nga tërmeti i 26 nëntorit.


    “Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë. Më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh vetë, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë…”, u shpreh Rama, transmeton shqiptarja.com.

    Ndërsa, gjatë gjatë vizitës në banesën e familjes Gjana, të cilët humbën nën rrënoja Xhuljeta Xhanën 60-vjeç, kryeministrit Rama i ra ne sy vathi që mbante djali i shtëpisë. Rama filloi ta pyeste djalin e Fatmir Xhanës për vathin dhe aty shkëmbyen edhe batuta.

    “19 kam qenë edhe unë. Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se s’kishte avion, kam ndejt nga stresi disa orë kam heq mjekrën, hoqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal pastaj se atëherë quhesha jo normal dhe erdha për varrimi. Dhe u bëra ministër dhe ishte koicidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!