×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama thumbon Kryemadhin: S’fuste dot në Universitet kë të donte

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 11:51

    Kreu i qeverisë Edi Rama foli sot shërbimet për qyetarët dhe biznesin. Rama thase revolucioni dixhital i qeverisë vijon, dhe në mandatin e tretë ët gjitha shërbimet shtetërore do të jenë në xhepin e qytetarëve, ku do mund të kontrollohen nëpërmjet smartphonave personalë.


    Megjithatë kryeministri nuk la pa thumbuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetaren e saj, Monika Kryemadhi në lidhje me ankesat për stresin që i krijohej maturantëve.

    Sipas kreut të qeverosë LSI fuste në Universitet atë që donte, në bazë të teserës së partisë dhe jo të rezultateve.

    “ Nuk mund ta bënim këtë pa hequr atë gjënë që sot është në fytin e Lulit, që duhet LSI.

    Deri para disa vitesh LSI na u hodh në fyt me Monikën për stresin që po i krijohej maturantëve.

    Ishte stresi që i krijohej LSI-së sepse nuk mundej të fuste në universitet kë të donte që si rezultat kishte teserën e LSI-së”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!