×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon OSBE-ja, pasi Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit nga Shqipëria

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 14:38

    Ndonëse Këshilli i Evropës anuloi misionin e vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, OSBE/ODIHR do të vijojë misionin e saj.


    Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR thotë në një komunikim me “BalkanWeb” se vëzhgimi do të vijojë dhe se aktualisht të dërguarit janë në terren për të monitoruar cilësinë e procesit.

    “Po, vëzhgimi i zgjedhjeve nga ODIHR-it do të vazhdojë. Ne jemi politikisht tërësisht neutral dhe prandaj nuk kemi asnjë opinion për rezultatin e zgjedhjeve. Ne jemi në terren për të monitoruar cilësinë e procesit zgjedhor”, thotë zëdhënësja e OSBE/ODIHR.

    Sot u bë e ditur se Këshilli i Europës ka anuluar misionin vëzhgues prej paqartësive në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

    Në një e-mail dërguar deputetëve, thuhet se tërheqja vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme dhe rreziqeve në disa zona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!