×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rëndohet bilanci nga COVID 19 në Shqipëri, shkon në 15 numri i të vdekurve

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:42

    Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID 19. Dy pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë kanë ndërruar jetë në orët e vona të pasdites së sotme, duke e çuar në 15 numrin e të vdekurve që kur shpërtheu epidemia.


    Dy viktimat janë një 77-vjeçar nga Kavaja dhe një 69-vjeçar nga Hasi.

    “Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

    Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

    Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19

    Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!