×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rezultojnë negativ tre rastet e dyshuara për koronavirus në Korçë

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 9:16

    Fatmirësisht kanë rezultuar negativ tre rastet e dyshuara për koronavirus në Korçë.


    Mostrat e tyre u dërguan ditën e djeshme në Tiranë për testim, ndërsa sot ka ardhur përgjigja.

    Bashkia e Korçës ka në total 12 persona të infektuar me koronavirus.

    Mes të infektuarve është edhe një mjeke e spitalit rajonal të këtij qyteti, e cila ka dalë pozitive me COVID 19.

    Nuk dihet burimi i infektimit për shkak se mjekja nuk ka pasur kontakt me të shtruarit te Infektivi i Korçës.

    Ndërkohë vazhdojnë dezinfektimet e njëpasnjëshme pranë ambienteve të këtij spitali për të parandaluar kështu përhapjen e mundshme të Covid 19.

    /Ora News.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!