×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj falenderon veten në rrjetet sociale

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 13:15

    Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me njësinë Nr.4 në kryeqytet në kaudër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.


    Ka qenë vetë Ahmetaj që e ka postuar live takimin në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa ka falënderuar veten për punën e jashëzakonshme që po bën.

    “Faleminderit Arben Ahmetaj për gjithë punën e jashtëzakonshme me rindërtimin pas tërmetit– shumë krenar për transformimin e Njësisë 4!”– shkruan Arben Ahmetaj në “Facebook”.

    Kujtojmë që na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet elektorale teksa të gjitha partitë janë në kulmin e fushatës së tyre për këtë garë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!