×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrjedhje gazi nga bombona, 73-vjeçari pëson djegie

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 22:18

    Një rrjedhje gazi është regjistruar rreth orës 18:00 në Hamallaj të Durrësit, ku për pasojë një i moshuar ka mbetur i lënduar.


    Një 73-vjeçar ka mbetur i djegur dhe është dërguar në spital në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar.

    Deri më tani është bërë me dije se gazi ka rrjedhur nga tubi i një bombole gazi, ndërkohë që edhe pak orë më parë, pati një tjetër rrjedhje gazi në një lokal buzë detit në Kallm dhe për pasojë pësuan djegie dy persona, pronari 28-vjeçar i lokalit dhe një kliente.

    Të dy po trajtohen në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!