×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rudina Hajdari: Reforma në drejtësi e suksesshme

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 21:17

    Deputetja Rudina Hajdari thotë se reforma në drejtësi është e suksesshme. E ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, Hajdari thotë se synimi i kësaj reforme është pastrimi i sistemit të drejtësisë. Vakumi tha Hajdari, është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.


    ”Kjo është një reformë e paprovuar në një vend tjetër dhe është hera e parë e provuar në Shqipëri. Ka qenë i suksesshme në këndvështrimin se ka mundur të pastrojë sistemin e drejtësisë. Pra nga ana e suksesit ka eliminuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të etiketuar si të korruptuar. Synimi ishte ky që ne të pastronim sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Por duke qenë se është një reformë e paprovuar në vend tjetër ka edhe vakum. Jemi në një situatë të vështirë, siç është ajo e të mos pasurit një Gjykatë Kushtetuese që përbën një problem më vete”, ka thënë Hajdari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!