×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Shqipërisë pas dëbimit të diplomatit rus

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 11:52

    Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë u zotua të premten se do të hakmerret ndaj Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus, Aleksei Krivosheev.


    Ky veprim siç u tha nga autoritetet ruse, kishte për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve dy palëshe, raporton Reuters.

    “E kemi parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko. “Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”.

    Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

    Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thënë se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i Ambasadës ruse.

    Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!