×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha me lot në sy duke folur për përjashtimin nga PD

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 23:54

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka marrë sonte vendim që ta përjashtojë liderin histori të kësaj partie, Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së.


    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës. Duket se Berisha e ka përjetuar rëndë përjashtimin nga partia që e udhëhoqi gjatë, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shfaqur me lot në sy në emisionin “Opinion” në TV Klan.

    Por, Berisha e ka quajtur të pa drejtë këtë vendim dhe ka thënë se nesër ai do të shkojë në Kuvend.
    I përjashtuar tashmë nga grupi parlamentar i PD, deputeti Sali Berisha tha në një lidhje në emisionin se do të marri çdo aksion për të vendosur sovranitetin e PD.

    “Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane”, tha ndër të tjera Berisha.

    Pas vendimit të Lulzim brenda kësaj force kanë lindur zërat pro dhe kundër vendimit. Në mbledhjen që sapo përfundoi, deputetët Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj kanë dalë pro vendimit të Bashës, ndërkohë që kundër tij ka qenë një grup prej 7 deputetësh.

    Sipas informacioneve jozyrtare, deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Bujar Leskaj dhe Alban Vokshi kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit.

    Në dalje të mbledhjes, Flamur Noka tha: “Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!