×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha për Haradinajn: I dogji horrat që u përpjeken ta ndajnë Kosovën

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:44

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka vlerësuar si 1-shin e politikës kosovare Ramush Haradinajn.


    Sipas Berishës, Haradinaj i dogji horrat në përpjekjen për ndarjen e Kosovës.

    “Edvin Rama perdori vizitën e tij ne kancelarine gjermane per te share e sulmuar pas takimit me Merkelin si nje rrugaç ordiner, si nje halabak kryeminister, si nje tradhetar i kombit te tij, kryeministrin e Republikes se Kosoves, Ramush Haradinaj.

    Shkaku i sulmit te tij te shpelare, nuk po them te pafytyre sepse tradhetaret nuk kane fytyre, ndaj kryeministri Haradinaj eshte nje dhe vetem nje: Ramush Haradinaj i dogji ne dore ne Berlin horrave te kombit hartat e ndarjes se Kosoves dhe me pas edhe harten e Jugosllavise se Re, ne te dy rastet projektin e Serbomadhisë per te cilin punojne si skllever tradhetaret faqezinj te kombit; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

    Me keto qendrime patriotike dhe kombetare, Ramush Haradinaj nxori ne driten e diellit para shqiptareve dhe mbare botes aktin e tradhetise se larte kombetare te Esad Toptanit te Ri, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit. Ai u be dige e pakapercyeshme e akteve dhe perpjekjeve antishqiptare te kesaj trojke armike e betuar e qenies shqiptare.

    Miq, te perdoresh pastakimin me kancelaren gjermane per ti derguar Kosoves dhe kombit gjuhen e sharesit funderrine, deshmon se rezultati i vetem i takimit ishte mundesia per te share si mjeran pas takimit kryeministrin e Kosoves martire ne emer te padronit tend ne Beograd dhe per te maskuar sadopak vulen e tradhetarit qe more ne samitin e Berlinit” shkruan Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!