×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha refuzon të vaksinohet për COVID-19

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 23:42

    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka refuzuar kategorikisht mundësinë e vaksinimit anti-Covid.


    Berisha gjithashtu ka bërë me dije se kompania Pfizer ka tentuar të grisë kontratën me Shqipërinë, pas shkeljes së rregullave nga ana e qeverisë së Edi Ramës.

    “Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. 8 muaj më parë nëse i rikthehemi lajmeve, opozita me grupin e saj të shkëlqyer të ekspertëve, ka kërkuar me dhjetëra herë nga qeveria që të shkojë direkt dhe të kontraktojë vaksinat te kompanitë që po merreshin me prodhimin e tyre. Qeveria e injoroi këtë këshillë dhe dorëzoi kapar 3 milionë euro te Covax”, tha Berisha, në Ora News.

    Berisha u shpreh se opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por sipas tij, kjo nuk u bë sepse nuk kishte mjekë.

    “Opozita qysh në fillim ka kërkuar që të hapeshin spitalet rajonale, por nuk u bë sepse nuk kishte mjekë. Shqipëria ka numër shtretërish për tu përballur me pandeminë, por kërkohej një ripërtëritje e strukturës. Kjo nuk u bë dhe u qëndrua për një vit me 500-600 shtretër.Kjo gjë kërkonte shpenzime dhe investime. Të gjithë këto u blenë me një çmim 3-9 herë më të lartë. Sot spitalet rajonale janë në kushtet të mjera”, ka shtuar Berisha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!