×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha tregon kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 23:20

    Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur pas kaq shumë kohësh për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator 1998, tha se në pritë e nxorri Fatos Klosi, asokohe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.


    Sipas Berisës, ishte Klosi i cili e inskenoi gjithçka, dhe Azemi si rrallë herë u tregua i pakujdesshëm.

    Fevziu: Ju dëgjuat krismat. Por keni thënë në një deklaratë që nuk keni qenë dëshmitar, vetëm çfarë ju kanë thënë të tjerët. Sa besim keni te fjalët e tyre?

    Berisha: Kam besim të plotë tek deklaratat e të tjerëve. U jam mirënjohës atyre që me përgjegjësi u vërshuan të ndërtonin ngjarjen dhe të denoncojnë gjithçka, burra gra që dhe mund të heshtnin dhe asnjë prej tyre nuk ka gënjyer në tërësi. Deklarata ime ishte deklaratë. Jo e një njeriu që ka qenë dëshmitar okular. Hetimi i ka aprovuar ato të gjitha si të vërteta. Ata që kanë dëshmuar te unë, deklaratat e tyre janë verifikuar dhe janë në dosjet që kanë kaluar 3 shkallë gjykatash dhe që janë çuar në Strasburg.

    Fevziu: Ka një pikpyetje, Azemi ishte njeri që mbrohej, si ishte e mundur që doli nga selia dhe eci në këmbë, kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin?

    Berisha: Në pritë po të më pyeshësh mua e nxorri Fatos Klosi. Në deklaratën time është thënë personi i cili më erdhji në zyrë, më tha unë e vrava Azemin. Sepse kështu më ndodhi. Më mori në telefon filani dhe më tha thuaj Azemit të dali në rrugë. Por kurthin e organizoi, e serviri shërbimi…kishte një radio aty, një radio të SHISH aty në Benzin nga i cili u qëllua. Atëherë thurën një lajm të tillë. Ky lajm i shkoi Azemit. Pse shkoi Azemi. Jam dakord që ishte i kujdesshëm. Ai mendoi që çafrë ishte kjo? Mund të nxirrte bodigardët, ishte pakujdesi që doli, por bvëri një vlerësim të gabuar. Absolutisht nuk ka rënë në kurthin e eksponentëve të PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!