×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohet pasuria prej 5 milionëve e trafikantit të drogës

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 21:39

    Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron preventive të pasurive të shtetasit Sokol Marku, i dënuar në vitin 2013 nga kjo gjykatë me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.


    Sekuestrimi i pasurive të Markut është bërë pasi dyshohet se ato janë vendosur si pasojë e aktivitetet kriminal që ky shtetas ka zhvilluar në fushën e narkotikëve.

    Këtij shtetasi i janë vendosur nën sekuestro 18 automjete lukzoze, dy lokale dhe 10 pasuri të paluajtshme të cilat arrijnë afërsisht vlerën e 5 milionë eurove. Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa pasuri që ky shtetas i kishte në emër të familjarëve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!