×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr në një familje në Tiranë, djali rreh prindërit e të fejuarën

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 11:53

    Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës në 24 orët e fundit, dy prej tyre shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.


    Një djalë u arrestua pas denoncimit se në një familje në kryeqytet kishte një konflikt, ku i riu kishte rrahur prindërit dhe të fejuarën. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka kanosur dhe forcat e rendit që shkuan të qetësojnë situatën.

    Ndërkohë, policia arrestoi një 34-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident me vdekje një ditë më parë në rrugën Vorë-Rinas.

    “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!