×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr në Velipojë, qëllohet me thikë një 62-vjeçar

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 18:19

    Sot rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.


    Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi Vate Lisaj 43 vjeç, banues në Velipojë.

    Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi Alfons Ndoka 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër.

    Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!