×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shi dhe breshër në Berat, përmbyten rrugët e qytetit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 16:37

    Kanë mjaftuar vetem 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.


    Shiu dhe breshëri kanë përmbytur rrugën e vetme të qytetit, nga kthesa e Gjykatës deri në lagjen “Uznovë”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe duke krijuar vështirësi edhe në lëvizjen banorëve, ndërkohë që në shumë biznese uji arriti deri brenda tyre.

    Menjëherë pas hapjes së pusetave në rrugët e qytetit nga punonjësit e shërbimit në bashki, filloi edhe tërheqja e ujit në rrugët e qytetit, raporton tch.

    Menjëherë pas tërheqjes së ujit, ajo që shihje nëpër rrugët e qytetit ishte balta dhe pronarët e bizneseve që pastronin ambientet e jashtme të dyqaneve e lokaleve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!