×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shiste drogë për fëmijët e qytetit, policia arreston 23-vjeçarin shqiptar

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 22:49

    Një 23-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane në Castiglion Fiorentino. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari së bashku me 30-vjeçarin rumun ishin nën vëzhgim prej kohësh.


    Operacioni i karabinerëve nisi pas disa dozave të vogla të shitura tek fëmijët e qytetit. Ata kontrolluan të dy shtëpitë e të dyshuarve, ku sekuestruan rreth 1.5 kg marijuanë. Në banesën e 23-vjeçarit u gjetën 2 mijë doza të fshehura në papafingo, ndërsa tek shtëpia e 30-vjeçarit u gjet vetëm 1 gram heroinë, e raportuar për përdorim personal.

    23-vjeçari ishte i njohur për policinë sepse në atë zonë, përveçse i akuzuar për trafikim droge ai shpesh ishte përfshirë me vëllain e tij në përleshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!