×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 9:21

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku.


    Gjyqtari Petku doli në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 2 prill.

    Sipas Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive gjyqtari kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa.

    Nga hetimi i KPK rezultoi se, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë dollarë me firmën piramidale Vefa.

    Vete gjyqtari argumentoi se familja e tij kishte punuar në miniera dhe kishin të ardhura të larta që i kishin shërbyer si burim për krijimin e pasurive pas viteve 1990.

    Petku drejtoi prej katër vitesh Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda ku ka qenë edhe pjese e shqyrtimit të disa dosjeve te rëndësishme. Ai ishte edhe pjesë e treshes që po shqyrton dosjen Shullazi në këtë gjykatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!