×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkohet në kryetar gjykate, nuk justifikoi pasurinë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 11:35

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i komunikoi sot kryegjyqtarit të Tropojës, Dritan Seci, shkarkimin nga detyra.


    Shkarkimi i tij, u bë për deklarim të rremë dhe mos justifikim të pasurisë. Jo vetëm kaq, por për Secin u konstatuan shkelje edhe me vendimet gjyqësore.

    Hetimi i thelluar i KPK-së u përqendrua në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë të reja. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në veting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë.

    Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë të reja. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë. Sipas Komisionit, rezulton se ka mospërputhje mes çmimit të deklaruar në deklaratën veting dhe kontratës. Në lidhje me vitin, deklarohet e blerë në 2004, ndërkohë që sipas kontratës rezulton e blerë në vitin 2005.

    Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar A.Secin, vëllai i gjyqtarit. Nga hetimi rezulton se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën veting. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!