×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 333 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 13:55

    Ka shkuar në 333 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, me 29 raste te reja. Ndërkohe qe mëngjesin e sotëm ka ndërruar jete edhe një tjetër pacient, duke e çuar kështu numrin e viktimave ne 18.


    Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e sotëm për testimet e reja që janë bërë në 24 orët e fundit.

    Harta e perhapjes eshte zgjeruar sot me Tiranen, por edhe shume me Shkodren e cila ka shenuar raste te reja.

    Një ditë më parë në vend u raportua se në total kishim të konfirmuar 304 raste.

    E PLOTE

    Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja me COVID19, shkon në 333 numri i të prekurve

    Ndërron jetë një 67-vjeçar në spitalin Infektiv. Deri tani 99 të shëruar
    Dr. Marjeta Dervishi
    Instituti i Shëndetit Publik

    Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

    Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

    Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.
    Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

    Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

    Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
    Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

    Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    – Tiranë 157 raste
    – Durrës 33 raste
    – Lushnje 5 raste
    – Elbasan 9 raste
    – Fier 25 raste
    – Kavajë 8 raste
    – Rrogozhinë 4 raste
    – Korçë 16 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 31 raste
    – Lezhë 14 raste
    – Berat 1 rast
    – Has 9 raste
    – Krujë 5 raste
    -Tropojë 4 raste
    – Pukë 4 raste
    – Mirditë 3 raste

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
    Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!