×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoferi humb kontrollin mbi veturën, përplaset me murin – kjo është gjendja e tij

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 22:22

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lushnjë.


    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku drejtuesi i një makinë ‘Fiat Punto’ u përplas me një mur, më pas edhe me një pemë.

    I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas informacioneve shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar në parakalim e drejtuesit të mjetit, raporton oranews.

    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!