×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoqata e Transportit-Ramës: Na vaksinoni, jemi të ekspozuar ndaj COVID-19

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 9:54

    Shoqata e Transportit Urban i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 të përfshihet edhe kjo kategori.


    Në letrën e dërguar qeverisë, theksohet se ky grup është me risk, pasi është shumë i ekspozuar, prandaj kërkohet vaksinimi.

    Ndërkohë, sot nisën marrjen e dozës kineze gazetarët e terrenit dhe nesër do të vijohet me policinë e shtetit. Në Shqipëri po injektohen vaksinat e “Pfizer”, AstraZeneca, “Sputnik V” dhe “Sinovac”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!