×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim me eksploziv në një automjet në Fushë-Krujë, ja kush ishte shënjestra

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 22:37

    Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.

    Mësohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi e cila ishte vënë në një makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie.

    Makina është në pronësi të shtetasit Vesel Xaka, ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, raporton shqiptarja.com.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!