×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim në Tiranë, tritol makinës së një biznesmeni

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:09

    Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë, në fshatin Qesarakë.


    Makina tip “Porche” në garazhdin e një pallati në pronësi të biznesmenit Saimir Naski, në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Nuk dihen ende shkaqet se përse i është vënë tritol makinës, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.

    Lexoni më poshtë informacionin e Policisë:

    Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!