×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpifën se bashkëjeton me Gent Cakajn, vajza e Linda Ramës padit shtatë portale

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:50

    Vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka paditur në gjykatë për shpifje analistin e njohur Artur Zheji si dhe 7 portale online në lidhje me një lajm të qarkulluar disa ditë më parë, se ajo bashkëjetonte me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.


    Vetë Gent Cakaj deklaroi ditën e djeshme për emisionin “Opinion” se një lajm i tillë është plotësisht i pavërtetë.

    Kjo ishte hera e parë që Cakaj foli publikisht për thashethemet e ngritura mbi të në lidhje me vajzën e Linda Ramës.

    Zërat që Rea dhe Genti mund të ishin në një lidhje nisën që kur Rama propozoi emrin e Cakajt për ministër të Jashtëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!