×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria bën jehonë në mediet e huaja pasi miratoi vaksinën ruse

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 18:58

    Vaksina ruse Sputnik V është aprovuar në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë


    Në shkurt, revista mjekësore The Lancet publikoi një analizë të përkohshme nga provat klinike e Fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6 përqind kundër Covid-19.

    Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekspertët e saj kanë qenë për kontrolle të të dhënave në muajin prill.

    “Fondi Rus i Investimeve Direkte, njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri,” tha RDIF në një deklaratë.

    Në BE, vaksina e Sputnik V përdoret nga Hungaria dhe Sllovakia, ndërkohë që Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA. Teknologjia e përdorur dhe kushtet për ruajtjen dhe transportimin e saj e bën tejet të lehtë të transportimin e tyre./dritare.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!