×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria dezinfekton banesat e qytetarëve të prekur nga koronavirusi

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 18:42

    Numri i të infektuarve me koronavirus jo vetëm që po shtohet çdo ditë dhe po zgjeron hartën, por po shton edhe rastet në rrethet e vendit.


    Korça, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra kanë shënuar shtim të rasteve, ndërsa në hartën e qyteteve që kanë shënuar persona të infektuar u shtua edhe Kruja. Autoritetet lokale kanë nisur dezinfektimin e pallateve dhe ambienteve para banesave të personave që u identifikuan pozitivë me COVID-19.

    Ky proces, në një farë mënyre, identifikon edhe zonat ku janë konstatuar persona të infektuar, çka rrit shkallën e vigjilencës edhe nga vetë qytetarët, raporton a2.

    Gjithashtu, hetimi epidemiologjik ka nisur verifikimin e personave që kanë qenë pranë njerëzve të infektuar dhe të atyre që kanë patur kontakt të afërt. Fatmirësisht, deri më tani familjarët e të infektuarve kanë rezultuar negativë, gjithsesi atyre u është kërkuar të respektojnë vetizolimin për dy javë.

    Ajo që vërehet në rrethe është fakti që me shtimin e numrit të personave të infektuar, rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos dalë nga shtëpia dhe për të respektuar distancat dhe masat mbrojtëse, veçanërisht pranë marketeve apo tregjeve ushqimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!