×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria drejt hapjes, pritet të hiqet maska në ambientet e jashtme

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 19:22

    Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet të mërkurën për të lehtësuar masat anti-COVID në Shqipëri.


    Burimet thonë për “Vizion Plus” se ora policore, që aktualisht është 22.00, pritet të shtyhet më tej.

    Gjithashtu, pritet që ekspertët të vendosin që maska të mbahet vetëm në ambientet e mbyllura, ndërsa jashtë të mos jetë më me detyrim.

    Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi pas datës 15 maj dhe vijnë në një kohë kur shifrat e viktimave dhe rasteve të reja janë ulur ndjeshëm javët e fundit.

    Masat e zbutura po favorizojnë ardhjen e turistëve me çartera në jug të vendit. Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama ka premtuar që ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se sezoni i kaluar, për nga masat për pandeminë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!