×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria e kërkon për vrasje, por Italia refuzon ekstradimin

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 12:39

    Gentjan Dautaj, i cili ishte në proces ekstradimi nga Italia për në Shqipëri, do të qëndrojë në shtetin fqinj, pasi iu zbulua se ka qenë i dënuar në mungesë me 1.8 vite burgim për vjedhje me armë.


    Getnajn Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur.

    Por me zbulimin e dënimit në Itali, Dautaj do të duhet të qëndrojë atje, të paktën deri në përfundim të dënimit të dhënë nga Gjykata e Arrezos. Pa përfunduar dënimin në Itali, Dautaj nuk mund të ekstradohet.

    Gentjan Dautaj dyshohet të jetë njëri nga tri qitësit për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës dhe miqve të tij në Vlorë, ngjarje e ndodhur në kompleksin “Oslo” në qytetin bregdetar, njofton Report.

    Pak ditë më parë në Shqipëri u ekstradua nga Italia, Igli Memaj, ndërkohë për këtë ngjarje, në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!