×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ka vaksinuar 332 mijë e 905 persona në total

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 7:43

    Vijon fushata e vaksinimit masiv në vendin tonë. Këtë të diele janë vaksinuar 8,065 persona. Nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar në total janë kryer 332,905 vaksinime.


    Shifrat i ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.

    Sakaq, në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit në vendin tonë humbën jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 138 raste të reja me COVID nga 2480 teste të kryera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!