×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria merr falenderimin rrëqethës nga qytetari italian për ndihmën me mjekë! Asnjëherë himni kombëtar s’ka tingëlluar kaq bukur

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 10:12

    Teksa shumë shtete të tjerë, mes tyre edhe superfuqi botërore, janë mbyllur brenda vetes në këtë betejë me armikun e padukshëm të quajtur koronavirus, Shqipëria e vogël në përmasa, por edhe ekonomi tregoi se ishte e madhe në shpirt.


    Në ballkon, me partiturën përpara, qytetari italian ka luajtur himnin shqiptar si një shenjë falenderimi, dhe këto nota të luajtura duken aq të bukura që të mbushin me krenari.

    Shqipëria edhe pse vetë po përballet me pandeminë, ka dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë fqinje, e cila vazhdon të jetë më e rrezikuara nga rastet e shumta me virusin vdekjeprurës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!