×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 8:30

    Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë nisi një kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.


    Duke nisur nga 7 prilli i vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, vendi u pushtua nga forcat gjermane.

    Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

    Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!