×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 8:13

    Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi.


    Masat e jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë nga koronavirusi prekin të gjitha institucionet, që duhet të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe buxhetin duhet ta rivlerësojnë në bazë të situatës së krijuar.

    Në gjendjen aktuale të fatkeqësisë natyrore ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!