×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët më të stresuarit e Evropës

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 22:19

    Përveçse një nga popullsitë më të varfra të Evropës, shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të stresuar në botë.


    Një sondazh i fundit i kryer nga Gallup ka dalë në përfundimin tronditës se shqiptarët janë populli i katërt më i stresuar në botë, duke u renditur më keq edhe sesa vendet afrikane apo ato të përfshira nga luftrat.

    Sipas Gallup, në vitin 2018 më shumë se 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar, çka përbën nivelin më të lartë në çdo pikë gjatë dekadës së fundit. Por, pse shqiptarët janë në stres?

    “Papunësia, padrejtësia… Politika e mbrapshtë, vështirësia në strehim”, thonë qytetarët, raporton TCH.

    Sipas Gallup, populli më i stresuar i botës që prej vitit 2012 vazhdojnë të jenë grekët, ndërsa dy vendet e tjera të vetme më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania. Përfundimet e sondazhit të Gallup konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike, por edhe atë shpirtërore.

    Gallup nuk përcakton me detaje se cili është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët, por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!