×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët në Durrës me sytë nga Perëndia, zhvillohet meshë në Kishë pas tërmetit

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 17:33

    Vjollca Llana ka kaluar natën jashtë bashkë me fëmijët në qiell të hapur.


    Ajo ndihet e pasigurt në banesën e saj, e cila është e rrënuar dhe nuk mund të përballojë një tjetër tërmet të fuqishëm.

    Ruzhdiu nga zona e ish-kënetës , vetë i gjashti me një fëmijë të sëmurë ka frikë të kthehet në shtëpinë e tij. Ai nuk ka mundësi për të riparuar dëmet që banesa e tij ka pësuar nga tërmeti dhe kërkon që shteti ta ndihmojë.

    Çadrat e ushtrisë shihen si shpresa e vetme për të kaluar natën për shumë familje durrsake. Durrsakët u luten këtë të diele në kishë që toka të mos lëkundet më.

    E deri në atë ditë, sytë e tyre janë drejtuar edhe nga qielli./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!