×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke thyen heshtjen nga burgu

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 8:11

    Shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga qelitë e burgut.


    I pyetur nga mediat greke se cili është qëndrimi i tij lidhur me këtë ngjarje, pasi miku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras deklaron se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ai u përgjigj: “Unë nuk e di dhe nuk më intereson çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

    Deklaratat e tij provokuan reagimin e babait të studentes greke.

    “E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,” deklaron për mediat greke John Topaludhi, duke theksuar se një person i vetëm nuk mund ta bëjë këtë gjë.

    Greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg.Dy të rinjtë e vranë studenten pasi ajo refuzoi dhe i rezistoi kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

    Kur Topalidhi refuzoi, dy të rinjtë u bënë të dhunshëm. Shqiptari i tha policisë se shoku i tij e qëlloi vajzën me një objekt metalik në kokë.

    Pasi vajza ra në tokë pa ndjenja, dy të rinjtë e transportuan trupin në Lindos dhe e hodhën në det, ku dhe u gjet e pajetë më 28 nëntor.

    Hetimet treguan se 21-vjeçarja, Eleni Topalidhi, nuk vdiq për shkak të plagëve të marra në kokë, por kur u hodh në det.

    Dy të rinjtë janë njohur me njëri-tjetrin në palestër, ndërsa shtetasi grek e njohu Elenin në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!