×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtatë të lënduar nga përplasja e dy makinave

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 23:15

    7 persona, mes të cilëve 3 fëmijë, kanë mbetur të lënduar pasditen e së dielës në një aksident që ka ndodhur në rrugën Lushnje-Berat.


    Policia tha se rreth orës 19:50 në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur një automjet tip “Benz“ me një tjetër tip “Toyota”.

    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur dëmtuar F.M dhe I.Q që po udhëtonin me “Benz” dhe 5 persona që po udhëtonin me “Toyota”, mes të cilëve 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti./tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!