×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtëllunga të mëdha tymi në ajër, vatrat e zjarrit në Orikum të Vlorës – digjen mijëra ha pyje

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 21:15

    Vatra të shumta zjarri janë ndezur në të gjithë vendin, e ende vijojnë të jenë aktive, paçka se forca të shumta zjarrfikëse, janë në përpjekje për të neutralizuar flakët. Vlora, është një nga qytetet e prekura nga zjarret.


    LSA, sjell pamje nga Orikumi, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi duke u lëshuar në ajër.

    Pamjet e realizuara nga droni, shfaqin shkallën e plotë të zjarreve, përgjatë bregdetit të Jonit.

    Mijëra ha tokë është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situatë e njëjtë po shfaqet në shumë vende të Evropës, përfshirë Turqinë, Italinë dhe Greqinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!