×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtrohet në spital studentja shqiptare që kishte ardhur nga Kina – ka grip të thjeshtë, jo coronavirus

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 12:22

    Pas lajmit se një studente e ardhur nga Kina është shtruar tek spitali infektiv në Tiranë, reagon edhe Instituti i Shëndetit Publik.


    Konfirmohet se një grua e ardhur nga Kina 10 ditë më parë është shtruar në spital, por nuk është e prekur nga coronavirusi, por me grip të thjeshtë.

    “Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situatës dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga aeroporti i Rinasit.

    Në zbatim të task forces së MSHMS datë 27.01.2020, me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare është shtuar survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore në bashkëpunim me gjithë spitalet.

    Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirë përcaktuar dhe funksionon më së miri.

    ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike.

    Spitali infektiv ka kapacitetet e nevojshme me bokse izolimi për çdo situatë. Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët për sa i takon depërtimit të coronavirusit të ri.

    “Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

    Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”, thekson ministria e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!