×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Situata drejt katastrofës” Rama i thotë Metës: Ilir mos fut hundët, shiko punën tënde

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 10:03

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj presidentit Ilir Meta në harkun kohor të disa minutave nga momenti kur u mësua se kishte dërguar letër ministrisë së Shëndetësisë ku shpreh shqetësimin për situatën e pandemisë.


    “Ilir s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore. Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!” replikon Rama në distancë me kreun e shtetit përmes një postimi në Facebook.

    Sipas asaj që publikon kreu i shtetit, “shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues”.

    Meta apelon se, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një “katastrofe”, që duhet parandaluar në kohë.

    “Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta”, ka deklaruar Rama.

    Meta nuk ka lënë pa publikuar 11 pyetje drejtuar kryeministrisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me situatën dhe masat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!