×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Situatë e tensionuar në Shqipëri, militantët e PD-së përplasen me policinë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 17:04

    Disa militantë të PD janë mbledhur në superstradën Lezhë-Shkodër për të bllokuar kalimin e kryeministrit Edi Rama i cili në orën 19:00 do të jetën në Shkodër për të vijuar takimin elektoral për të prezantuar Valdrin Pjetrin i cili kandidon për bashkinë e Shkodrës.


    Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht se kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se nuk i jep leje kreut të qeverisë që të vijojë fushatën elektorale, socialistët janë bërë gati për të nisur në orën 19:00 të pasdites së sotme takimin elektoral ku do të prezantohet kandidati i cili garon për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

    Policia e Shkodrës dhe Garda janë vendosur në pedonalen e Shkodrës në zonën ku është njoftuar të mbahet mittingu elektoral i kreut të qeverisë,

    Nga ana tjetër disa militantë janë vendosur në superstradën Lezhë Shkodër për të bllokuar kalimin e tij, raporton shqiptarja.com.

    Ademi deklaroi paraditen e sotme se nuk i jep leje kreut të qeverisë për të vijuar fushatën pasi sipas saj duhet zbatuar dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit.

    Nga ana tjetër kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit, deklaroi seancën e sotme plenare se kryebashkiakja Voltana Ademi me vendimin për të mos i lejuar PS-së zhvillimin e mitingut pasditen e sotme në Shkodër mund të ketë në plan për të bërë një tjetër ‘2 Prill’ referuar ngjarjes së 1991 kur u vranë katër persona, ngjarje që konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!