×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Skenë si nëpër filma, del video e arrestimit të bandës së shqiptarëve në Britani

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 13:06

    17 anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.


    Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj.

    Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit.

    Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë £, të fshehura brenda në makinë./abcnews

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!