×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sondazhi për dëmet e tërmetit, shqiptarët kërkojnë arrestimin e përgjegjësve

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 9:21

    Dy javë pas tërmetit, Shqipëria përpiqet të rikuperojë dëmet, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo shoqëruar lidhur me shkaqet e dëmtimit të disa objekteve.


    Ndërtues, projektues, investitorë, zyrtarë lokalë tashmë duket se të gjithë kanë pjesën e përgjegjësisë në sistemin e ndërtimit që duket se në zinxhirin e tij ka çaluar në disa elementë.

    Emisioni “Opinion”, trajtoi mbrëmjen e djeshme pikërisht çështjen e përgjegjësisë, ndërsa qytetarët u pyetën me anë të një sondazhi.

    “A duhet të ishin ndaluar menjëherë ndërtuesit pronarë të pallateve të rrëzuara nga tërmeti?”, ishte kjo pyetja e sondazhit, ku morën pjesë mbi 5500 votues.

    91 përqind e shqiptarëve kërkojnë që të arrestohen përgjegjësit për situatën e krijuar pas tërmetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!