×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sondazhi: Shqiptarët sot janë të shqetësuar për ekonominë dhe jo për shëndetin

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 20:04

    Tashmë që rreziku nga koronavirusi duket se është zbutur, qytetarët janë përqëndruar te ekonomia, e cila ka marrë një goditje jot ë vogël. IDRA ka realizuar një sondazh në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.


    998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

    Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqëndrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

    Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme. Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

    Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!