×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK heton tenderët për maskat dhe ushqimet, merret në pyetje Olta Xhaçka

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 12:10

    Olta Xhaça është marr në pyetje nga SPAK në lidhje me dy tendera të cilët dyshohet se janë abuziv.


    Bëhet fjalë për tenderin e blerjes së maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet kundrejtë nevojave të ushtrisë. Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim.

    SPAK në këtë tender dyshon për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi është rinegociuar nën argumentin e ministres Xhaçka se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

    Ndërkohë, në lidhje me tenderin e dytë, atij të ushqimeve, po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë. Më herët ky tender është denoncuar nga Partia Demokratike si abuziv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!