×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sa persona morën pjesën në varrimin e grabitësit Admir Murataj?

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 7:57

    Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit që humbi jetën tre ditë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem, të Tropojës.


    Për shkak të refuzimit të lejes nga drejtoria e Burgjeve, vëllai tjetër i grabitësit, Aleksandër Murataj, i burgosur te 313, nuk është lejuar që të udhëtojë drejt Tropojës.

     

    Admir Murataj u vra tre ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.

    Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve.

    Në video siç mund ta shikoni morën pjesë rreth 60-70 veta në varrimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!