×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Stuhi gjatë natës në Shqipëri, veriu mbetet pa rrymë, jugu përfundon në ujë

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 9:31

    Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.


    Lagjja “28 Nëntori” është nën ujë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.

    Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .

    Ndërkohë stuhia e mesnatës së të martës ka shkaktuar dëme në bregdetin e Shëngjinit. Pushuesit u zgjuan në mëngjes dhe kanë konstatuar se makinat e tyre ishin dëmtuar rëndë nga sendet që kanë fluturuar në ajër nga era e fortë.

    Në Shkodër, Burrel dhe Krujë janë këputur edhe linjat e energjisë.

    Top Channel raporton se probleme gjatë të martës pati edhe në Berat, ku reshjet e shiut krijuan një sërë problemesh dhe lanë gjithë qarkun pa drita.

    Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshëritë. Po ashtu, reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj.

    SUGGESTED NEWS

    Mgid

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!