×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmi përpara hotelit në Tushemisht, arrestohet një nga autorët e dyshuar

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 17:53

    Mariglen Topuzi është 34-vjeçari i cili u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku drejt hotel Volorekës në Pogradec paraditen e së shtunës.


    Ai është Identifikuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

    Në deklaratën për mediat blutë bëjnë të ditur se kanë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë si bashkëpunëtor.

    Ata janë Ilirjan dhe Merad Berberi si dhe një shtetas me inicialet M.S.

    Policia thotë se ka prova të forta se ata janë dhe autorë të atentati që u krye ndaj Muçllarit në datën 1 gusht.

    Pikënisje e konfliktit që provokoi dhe dy atentatet brenda 7 ditësh mësohet se ka qenë një sherr me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

    Mariglen Topuzi është dhe autori i djegies së automjetit të djalit të pronarit të hotelit, vepër penale për të cilën është arrestuar dhe me dënuar me 8 muaj heqje lirie.

    Siç shikohet dhe nga këto pamje ekskluzive të siguruara nga Ora News ai shfaqet duke djegur makinën ndërsa ndihmohet nga Merad Berberi, tashmë i shpallur në kërkim.

    Gjatë kontrollit të banesave të tyre u gjetën motori Suzuki pa targa, dy skafandra dhe armët me të cilat terrorizuan dhjetëra pushues që qëndronin në hotel Voloreka.

    Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:40 minuta kur të gjithë kanë qenë në gjumë dhe jashtë ishte vetëm roja e hotelit.

    Siç shihet dhe nga pamjet, dy persona të maskuar me kapuç qëlluan breshëri plumbash duke terrorizuar burra, gra dhe fëmijë që kishin zgjedhur të pushonin këtë fundjavë në Pogradec.

    Pjesa më e madhe e plumbave u qëllua drejt dhomës ku flinte djali 20-vjecar i Jetmir Muçllarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!