×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Kemi dyshime për variantin “Delta”

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 13:33

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot nga afër një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndorq. Manastirliu ka bërë me dije se ditën e hënë pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.


    Ndër të tjera ministria tha se në Shqipëri mund të jetë duke qarkullur variant “Delta”, por derisa të merren rezultatet përfundimtare të laboratorit të konferencës këto mbeten vetëm dyshime.

    “Javët e hapura do të vijojnë ashtu sikurse me rritjen e numrit te vaksinave dhe fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash na krijon mundësinë që vaksinimi për çdo grupmoshë të vazhdojë. Këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe të të rinjve.

    Ne kemi një rritjet të lehtë të infektimeve. Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike që në Shqipëri po qarkullon varianti delta, por ende jemi në pritje të rezultate të laboratorëve të konferencës për ta vërtetuar këtë dyshim. Jemi në pritje të 44 mijë doza vaksinash të Pfizer ditën e hënë. Do vijojmë të rrisim sasinë e vaksinave në vend në sajë të kontratave që kemi lidhur”, u shpreh Manastriliu.

    Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që mos ndalet procesi në një pikë kaq të rëndësishme, pasi sipas ministres vetëm duke u vaksinuar mund të arrijmë të luftojmë koronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!